Video

Identifikohet dhe shpallet në kërkim vrasësi i Pjetër Kazës

Në momentin që 57-vjeçari zbriti të hapte portën e shtëpi në mënyrë që të futej bashkë me makinën, autori e qëlloi dhe e la të vdekur në vend.

F.m
Identifikohet dhe shpallet në kërkim vrasësi i Pjetër
Pjetër Kaza

TIRANË- Është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i vrasjes së 57-vjeçarit Pjetër Kaza, i cili u ekzekutua një ditë më parë në Lezhë. Autori është identifikuar vetëm me inicialet G.A., për momentin. Personi në fjalë mësohet se kishte vëzhguar lëvizjet e Kazës dhe një ditë më parë e kishte pritur në hyrjen e shtëpisë së tij në fshatin Tale të Lezhës.

Në momentin që 57-vjeçari zbriti të hapte portën e shtëpi në mënyrë që të futej bashkë me makinën, autori e qëlloi dhe e la të vdekur në vend. Deri më tani, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona lidhur me këtë ngjarje. Dëshmitë e tyre dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë kanë bërë të munduar që autori të identifikohet dhe të bëhet shpallja e tij në kërkim.

Poll

MOS HUMB