Video

Nisin ethet për maturantët, nesër provimi i parë

Një ditë përpara provimit të parë të Maturës Shtetërore, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka publikuar rregullat që duhet të ketë në konsideratë çdo maturant para dhe gjatë zhvillimit të testimeve të Maturës Shtetërore.

F.m
Nisin ethet për maturantët, nesër provimi i parë
Foto Ilustruese

TIRANË- Nesër nisin zyrtarisht “ethet” për maturantët, pasi japin testin e parë me detyrim, atë të Gjuhës së Huaj, duke startuar sezonin e provimeve që përfundon më 24 qershor. Në total janë 27 mijë maturantë që u nënshtrohen këtyre provimeve. Një ditë përpara provimit të parë të Maturës Shtetërore, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka publikuar rregullat që duhet të ketë në konsideratë çdo maturant para dhe gjatë zhvillimit të testimeve të Maturës Shtetërore. Provimi nis në orën 10:00 dhe nuk lejohet largimi para orës 12:30.

Me vete duhet të keni një mjet identifikimi, 2 stilolapsa, vizore të vogël dhe makinë llogaritëse të thjeshtë. Kini parasysh që ndalohet rreptësisht përdorimi i celularëve apo i orave smart.

Poll

MOS HUMB