Video

Plagoset me armë zjarri kamerieri 15-vjeçar në një piceri!

Neziri ka qëlluar me armë zjarri-stilolaps kamerierin 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, që ndodhi një ditë më parë në ambientet e picerisë 'Fantazia' te “Ali Demi”.

F.m
Plagoset me armë zjarri kamerieri 15-vjeçar në një piceri!
Foto Ilustruese

TIRANË- Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri në një piceri në zonën e Ali Demit. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin 21-vjeçar, Aldi Neziri, si dhe administratorin 24-vjeçar të picerisë ku ndodhi ngjarja, Leonardo Mejdani. Neziri ka qëlluar me armë zjarri-stilolaps kamerierin 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, që ndodhi një ditë më parë në ambientet e picerisë 'Fantazia' te “Ali Demi”. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala, punonjës të picerisë, pasi ata kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike që mund të zbardhnin ngjarjen.

Poll

MOS HUMB