Video

Finalja e Ligës së Kampionëve, PSG përballë Interit të Inzaghit

Përparimi i tyre deri në finalen e Ligës së Kampionëve tregon aftësinë e tyre për t'u përballur me kundërshtarë të nivelit të lartë.

k.m.
Finalja e Ligës së Kampionëve, PSG përballë Interit
Foto ilustruese

GJERMANI- Finalja e Ligës së Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Interit pritet të jetë një përplasje jo vetëm e dy ekipeve të mëdha evropiane, por edhe e dy filozofive krejtësisht të ndryshme të futbollit, siç janë shprehur nga trajnerët e tyre: Luis Enrique dhe Simone Inzaghi. Në Paris, Enrique ka krijuar një ekip që kombinon finesën teknike me intensitetin dhe shpejtësinë. Përparimi i tyre deri në finalen e Ligës së Kampionëve tregon aftësinë e tyre për t'u përballur me kundërshtarë të nivelit të lartë.

Nga ana tjetër, Interi ka humbur vetëm një nga 14 ndeshjet e Champions League. Pavarësisht mungesave për shkak të lëndimeve (Lautaro Martinez, Marcus Thuram, Hakan Calhanoglu), Inzaghi tregoi aftësi për t’u përshtatur, duke përdorur lojtarë si Fratesi dhe Acerbi në role vendimtare.

Finalja pritet të jetë një betejë taktike, me Parisin që përpiqet të imponojë ritmin e saj përmes posedimit të topit dhe presionit, ndërsa Interi do të kërkojë mundësi në kundërsulme dhe goditje standarde. Opta që parashikon një shans prej 53.6% për fitore krahasuar me 46.4% për Interin. Megjithatë, përvoja e Interit dhe aftësia e Inzaghit për të menaxhuar momentet kritike mund të jenë vendimtare, veçanërisht nëse Donnarumma ose mbrojtja e PSG-së bëjnë gabime.

Fituesin do ta njohim sonte në Allianz Arena në Mynih./ZËRI

Poll

MOS HUMB