Video

Berisha: IDC-CDI kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të reja

Berisha tha se kjo rezolutë ka rrëzuar zgjedhjet parlamentare dhe kërkon me urgjencë që të krijohet një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja.

F.m
Berisha: IDC-CDI kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të reja
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka lexuar në konferencën me gazetarët rezolutën e IDC-CDI për zgjedhjet e 11 majit. Berisha tha se kjo rezolutë ka rrëzuar zgjedhjet parlamentare dhe kërkon me urgjencë që të krijohet një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja.

Sipas kryedemokratit, 11 Maj 2025 në Shqipëri është një farsë elektorale që tashmë ka marrë një ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë e partive të qendrës dhe qendrës së djathtë, Internacionalja Demokrate e Qendrës, e cila grupon së bashku 108 parti politike nga të gjithë kontinentet dhe që ka se sesion të saj në kontinentin evropian, Partinë Popullore Evropiane dhe partitë anëtare të saj.

Berisha shtoi se kjo organizatë botërore në konferencën e asamblesë të përgjithshme të saj, të mbledhur dy ditët e fundit në Abixhan, kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, miratoi me unanimitet të plotë, pa asnjë kundërshtim, rezolutën për 11 Majin në Shqipëri. Kjo rezolutë, sipas Berishës, bazohet mbi të gjitha në raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Asamblesë Parlamentare të OSBE, Parlamentit Europian dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës./ZËRI

Poll

MOS HUMB