Video

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do gjykojnë Berishën

Dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese janë Rudina Palloj dhe Bib Ndreca. Treshja u zgjodhën sot pas hedhjes së shortit.

F.m
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do gjykojnë Berishën
Sali Berisha dhe gjyqtarët

TIRANË- Elsa Ulliri do jetë Gjyqtarja e Posaçme që do të kryesojë trupën gjykuese për dosjen Partizani, që është marrë i pandehur ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja e kompanisë 'Homeplan', Andia Pustina. Dy anëtarët e tjerë të trupës gjykuese janë Rudina Palloj dhe Bib Ndreca. Treshja u zgjodhën sot pas hedhjes së shortit. Vetë kryedemokrati Berisha u paraqit sot në SPAK për masën detyrim paraqitjeje. Përpara prokurorisë së posaçme ishin grumbulluar edhe mbështetësit e kryedemokratit. I pyetur nga gazetarët nëse do ta njohë këtë trupë gjykuese, Berisha tha se kjo është një çështje që është në duart e avokatëve.

Poll

MOS HUMB