
TIRANË- Pesë persona, dëshmitarë dhe jo vetëm, në vrasjen e Martin Canit kanë dëshmuar sot në gjyq. Mes tyre ishte edhe Mario Përlleshi, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit, por ka mohuar që të ketë qëlluar mbi Martinin. Ai është shprehur se ka qëlluar vetëm ndaj Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur dhe jo ndaj Martin Canit.
Mes dëshmitarëve ishte edhe i mituri me inicialet K.B, i cili ndodhej në vendngjarje në momentin e përleshjes. Ky dëshmitar ka qenë subjekt i pretendimeve nga familjarët e viktimës, të cilët kërkojnë zbardhje të plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Martin Canit. Martin Cani u vra mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet. Sherri mes Canit dhe Përlleshit kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t'u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës që solli dhe vdekjen e 14-vjeçarit.