Video

Rrëfehet motorristi që plagosi kamerierin në piceri

Ai është shprehur se nuk kishte për qëllim që ta plagoste kolegun e tij të punës dhe se gjithçka ka ndodhur në mënyrë aksidentale teksa të dy ishin të ulur në të njëjtën tavolinë. Por, ky version nuk ka gjetur mbështetjen e të plagosurit.

F.m
Rrëfehet motorristi që plagosi kamerierin në piceri
Piceri "Fantazia"

TIRANË- Aldi Neziri, personi i arrestuar për plagosjen e kamerierit 15-vjeçar tek piceri “Fantazia” në Ali Dem, është vënë në pranga. I riu ka rrëfyer përpara autoriteteve se e gjithë ngjarja ndodhi aksidentalisht. Ai është shprehur se nuk kishte për qëllim që ta plagoste kolegun e tij të punës dhe se gjithçka ka ndodhur në mënyrë aksidentale teksa të dy ishin të ulur në të njëjtën tavolinë. Por, ky version nuk ka gjetur mbështetjen e të plagosurit.

 

15-vjeçari ka deklaruar për Policinë se nuk e kujton saktësisht se si ka ndodhur ngjarja, kjo për shkak të gjendjes së rënduar emocionale që pësoi pasi mori plumbin në qafë. Administratori i picerisë, Leonardo Mejdani vijon të jetë i shpallur në kërkim. Ai bashkë me anëtarët e tjerë të stafit kanë dëshmuar plagosjen por kanë pastruar provat në vendngjarje si dhe kanë fshehur DVR me pamjet filmike të kamerave të sigurisë në mënyrë që episodi të mos zbardhej.

Poll

MOS HUMB