Video

Plagoset me armë nga fqinji Vladimir Burçi, e shkuara problematike

Konkretisht mesditën e 3 qershorit 2024 në rrugën “Pogej”, në lagjen Rus, Vladimir Bruçi u dhunua nga pesë persona me sende të forta.

F.I.
Plagoset me armë nga fqinji Vladimir Burçi, e shkuara problematike
FOTO

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Shkodër, në lagjen 'Rus'. Vladimir Bruçi është qëlluar disa herë me armë zjarri nga fqinji i tij Pjerin Bitani. Bruçi është transportuar me urgjencë drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa autori është shpallur në kërkim nga Policia. Dy vite më parë në qershor të 2024, Bruçi do të përfshihej në një incident të rëndë. Konkretisht mesditën e 3 qershorit 2024 në rrugën “Pogej”, në lagjen Rus, Vladimir Bruçi u dhunua nga pesë persona me sende të forta. Shkak u bë një vendparkimi. Në lidhje me ngjarjen u shpallën në kërkim Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani, dhe Alban Bruçi (djali i Vladimir Bruçit). Ky i fundit më 7 shtator tentoi të eliminonte fizikisht vëllanë e Arlindit, kampionin e boksit Arjon Kajoshin. Në lidhje me ngjarjen Samuel Troshani dhe Izmir Sakica u vetëdorëzuan në Policinë e Shkodrës. Në maj të vitit 2025 u arrestua edhe Arlind Kajoshi.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB