Video

‘Universiteti i Zall Bastarit’! 2 mësues dhe një punonjës i ASHK të punësuar me diploma false

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime për skandalin e të ashtuquajturit Universiteti i Zall Bastarit, ku nga kontrollet dhe materialet e sekuestruara janë identifikuar dy mësues të punësuar me diploma false.

F.I.
‘Universiteti i Zall Bastarit’! 2 mësues dhe një
foto

Në prill të këtij viti Policia zbuloi një ambient të përshtatur për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve dhe licencave profesionale në fshatin Zall-Bastar. Si rezultat i operacionit, u arrestua 51-vjeçari Abas Tafa, ish-kandidat për deputet i Koalicionit EuroAtlantik. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime për skandalin e të ashtuquajturit Universiteti i Zall Bastarit, ku nga kontrollet dhe materialet e sekuestruara janë identifikuar dy mësues të punësuar me diploma false. Raportohet se mësuesit janë të punësuar njëri në Kukës dhe tjetri në Dibër. Po ashtu rezulton se edhe një punonjës i hipotekës, Kadastrës, ASHK Fier, është pa shkollë dhe me diplomë false. Prokuroria ka kërkuar nga gjykata pezullimin e menjëhershëm nga puna dhe ndjekjen penale për falsifikim dhe deklarim të rremë. Diplomat false prodhoheshin kundrejt vlerës 1000 deri në 2000 euro.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB