Video

Vrasja e portugezit në 'Principotes! Kontrolle në Vorë e Kukës për Gjanën dhe Bulicën

Dyshimet janë se dyshja mund të jenë larguar tashmë edhe në territorin e Kosovës.

F.I
Vrasja e portugezit në 'Principotes! Kontrolle në Vorë e
Luis Miguel Varela Mendes dhe Bekim Bulica

TIRANË-Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Ksamil ku turisti portugez Luis Miguel Varela Mendes u vra me thikë në Ksamil, Policia po zhvillon një operacion kërkimi në Vorë dhe Kukës për kapjen e David Gjanës dhe pronarit të 'Principotes', Bekim Bulica. Autoritetet po zhvillojnë kontrolle në Vorë, Kukës si dhe në disa zonë në Tiranë. ZËRI një ditë më parë zbuloi identitetin e autorit të dytë të vrasjes së turistit, David Gjanën. Ky i fundit ka qëlluar me grushte të riun portugez dhe pasi është dhunuar edhe nga pjesëtarët e tjerë të stafit, ka qenë Sokrat Vata nga Hasi që e ka tërhequr të riun duke e nxjerrë jashtë ambientit të clubit të natës brenda Principotesit. Ndërkohë Bekim Bulica pronari i 'Principotes' është shpallur në kërkim lidhur me vrasjen, pasi nga hetimet rezulton se ai ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar me qëllim shmangien e hetimit. Policia po vijon kërkimet ndërsa dyshimet janë se dyshja mund të jenë larguar tashmë edhe në territorin e Kosovës.


/ZËRI

Poll

MOS HUMB