Video

Përfundon përgatitja! Më 23 maj zgjdhjet pa rivalë në PD

Për garën e PD, u përjashtuan kandidatët Ervin Salianji, Evi Kokalari, Alesia Balliu, Vladimir Mulaj e Mereme Sela.

F.I
Përfundon përgatitja! Më 23 maj zgjdhjet pa rivalë në
Sali Berisha

TIRANË-Selia blu ka njoftuar se ka përfunduar faza e përgatitjeve për procesin e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike të shtunën e 23 majit. Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë kandidati i vetëm për kryetar. Procesi do të zhvillohet sipas parimit “1 anëtar, 1 votë”. Në të gjitha degët e partisë do të ngrihen qendra votimi, të cilat do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 18:00, ndërsa në degët më të mëdha do të ketë më shumë se një qendër votimi. Për garën e PD, u përjashtuan kandidatët Ervin Salianji, Evi Kokalari, Alesia Balliu, Vladimir Mulaj e Mereme Sela. Salianji depozitoi sot një kërkesë pranë Kryesisë së PD-së dhe Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit, duke kërkuar shpalljen të pavlefshme të çdo vendimmarrjeje për përjashtimin e tij nga Partia Demokratike. 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB