Video

11 mln lekë gjobë! Shembet beach-bari që “shkriu” Policinë e Sarandës

Sipas njoftimit të IKMT më 5 gusht 2025, ishte lëshuar për këtë zonë një leje për strukturë shërbimi, por afati u tejkalua.

F.I
11 mln lekë gjobë! Shembet beach-bari që “shkriu”
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-IKMT shembi sot beach-barin në plazhin e Sarandës, i cili u bë shkak për arrestimin e shefit të Komisariatit Sarandë Gëzim Bashllari, dhe tre vartësve të tij, Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj, të dyshuar për shpërdorim detyre dhe përfshirje në skemën korruptive që lejoi vijimin e punimeve. 'Copacabana', prej vitit 2022 rezulton në emër të shtetases Arjola Dhrami Bajo, e shpallur tashmë në kërkim nga policia. Sipas njoftimit të IKMT më 5 gusht 2025, ishte lëshuar për këtë zonë një leje për strukturë shërbimi, por afati u tejkalua. Subjekti kishte kërkuar me vullnetin e tij zgjidhjen e kontratës së qirasë për përdorimin e hapësirës së plazhit, si dhe heqjen dorë nga përdorimi i tij në vijim. IKMT ka bërë të ditur gjithashtu se veç shembjes së objektit ka gjobitur me mbi 11 milionë lekë subjektin. Ngjarja lidhet me një zonë që më herët ka qenë objekt konfliktesh dhe hetimesh, përfshirë edhe dyshime për lidhje me ngjarje të rënda kriminale, mes tyre edhe një atentat me tritol në makinë ndaj Isuf Jaçajt.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB