Video

Përmbledhja e javës: Integrimi europian dominon axhendën politike

Siç duket qartë, integrimi i Shqipërisë në BE dominoi agjendën politike të javës.

l.k
Përmbledhja e javës: Integrimi europian dominon axhendën politike
foto ilustruese

TIRANË- Të hënën e kësaj jave, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë me Rejda Kashtën për procesin e Shqipërisë në kapitullin e pestë me BE-në që lidhet me prokurimet publike. Në konferencë, Rama theksoi rezultate pozitive në këtë fushë dhe gjithashtu njoftoi krijimin e kompanisë shtetërore "Albanian Digital Solution", e cila do të bashkëpunojë me AKSHI-n për zhvillimin e teknologjisë dixhitale dhe punësimin e specialistëve më të mirë në këtë fushë.

Ndërkohë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike dorëzoi në Kuvend 11 amendamente për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. PD kërkon më shumë transparencë, kontroll parlamentar, mbrojtje të lirisë së medias dhe forcim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Më 13 maj, kryeparlamentari Niko Peleshi, përmes një shkrese, i ka kërkuar opinion Komisionit të Venecias lidhur me projektligjin “Për Financimin e Partive Politike.” Po ashtu, OHDIR publikoi një opinion të ndërmjetëm ku vlerësoi pozitivisht këtë projektligj, por kërkoi harmonizimin e tij me Kodin Zgjedhor. Në seancën parlamentare të së enjtes u votua me 114 vota pro projektrezoluta për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, me vetëm një votë abstenim nga deputeti Bujar Leskaj.

Një nga vendimet e rëndësishme që qeveria mori këtë javë ishte në lidhje me sezonin turistik 2026.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Qeveria miratoi vendimin që bizneset dhe hotelet që përdorin hapësira plazhi të lidhin kontratat me shtetin brenda qershorit për sezonin turistik 2026, ndërsa ndryshimet në kontrata do të bëhen vetëm me dakordësim mes palëve.
Në fundjavë, Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Estonisë, aty ku u takua me homologun e tij Kristen Michal, i cili rikonfirmoi mbështetjen e plotë për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Siç duket qartë, integrimi i Shqipërisë në BE dominoi agjendën politike të javës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB