TIRANË- Një pallat 12-katësh u konfiskua në Tiranë pas një aksioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe strukturave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT). Në pallatin i cili ndodhet në rrugën ‘Llukë Kaçaj’, aktualisht i pabanuar pasi punimet ende nuk kanë përfunduar, kati i 10-të, i 11-të dhe një pjesë e katit të 12-të ishte ndërtuar pa leje. Ndërtimi po kryhej nga kompania Mirson 2A Sh.p.k, i nisur fillimisht nga Mirsim Jella kishte leje vetëm për 9 kate. Ky i fundit ndërpreu punimet për arsye financiare por ndërtimi u vijua nga Adriatik Shtëmbari. Përveç ndërtimit pa leje u konstatua se objekti ishte vënë në shfrytëzim, pa certifikatë përdorimi. Tashmë objekti i konfiskuar do të përdoret për interes publik.
/ZËRI