TIRANË- Kryenegociatorja e vendit për integrimin europian, Majlinda Dhuka paraqiti sot një bilanc të këtij procesi për vitin 2025 dhe muajt e parë të 2026-ës. Dhuka renditi një sërë detyrash të caktuara nga BE për anëtarësimin, ku u shpreh se janë 101 kushte për 31 kapituj, në rreth 600 nisma europiane. Dhuka theksoi se 2 janë reformat kryesore për sa i përket integrimit në BE, reforma zgjedhore dhe ajo territoriale. Fokusi kryesor do të jetë transformimi digjital, politika industriale, mbështetja për sipërmarrjen, arsimi dhe formimi profesional, kërkimi shkencor dhe inovacioni, punësimi dhe politika sociale. Në 10 prej grupkapitujve, kryenegociatorja nënvizoi se ka përfunduar puna në 3 prej tyre dhe vijon puna për 7 të tjerë. Një tjetër element, tha ajo, lidhet me zvogëlimin e numrit të çështjeve gjyqësore që priten të shqyrtohen. Po ashtu me rëndësi është lufta kundër korrupsionit, hetimet e dënimet.
/ZËRI