TIRANË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ndërtimet e projektit ‘Durrës Marina’, pas raportimeve se dy pallatet e para të ndërtuara në kompleks kanë pësuar ulje të konsiderueshme në tokë. Rezultatet e inspektimit kanë pohuar se objektet e para kanë pësuar fundosje. Në deklaratën zyrtare bëhet me dije se të dy pallatet në fazën ndërtimore kanë pësuar ulje, konkretisht objekti i parë 9-katësht është fundosur 28 cm, ndërsa objekti tjetër 11-katësh, 18 cm. IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e pallateve.
/ZËRI