Video

Lefter Koka rikthehet në qeli, Apeli i GJKKO-së: Edhe 6 muaj burg 

Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë për disa prej të pandehurve të tjerë, ndërsa për Lefter Kokën vendosi të ndryshojë pikën që kishte shuar masën “arrest në burg”, duke rikthyer kështu ish-ministrin në qeli.

zh.ll
Lefter Koka rikthehet në qeli, Apeli i GJKKO-së: Edhe 6 muaj
lefter koka

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur këtë të enjte rikthimin në burg të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës. Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë për disa prej të pandehurve të tjerë, ndërsa për Lefter Kokën vendosi të ndryshojë pikën që kishte shuar masën “arrest në burg”, duke rikthyer kështu ish-ministrin në qeli. Ish-ministri Koka u dënua me tre vite burg, ndërsa SPAK kishte kërkuar që ai të dënohej me 4 vite burg. Por Koka përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, duke iu ulur dënimi në 2 vite burg, të cilat i kishte shlyer me periudhën e paraburgimit. Ish-ministri Koka u lirua në dhjetor të vitit 2025, katër vite pas arrestimit të tij. Mirëpo, sipas përllogaritjeve të Apelit të GJKKO-së, Kokës i mbeten edhe 6 muaj burg për të vuajtur për çështjen e inceneratorit të Tiranës.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB