TIRANË-Platforma elektronike e-Albania është hapur sërish, pas ndërprerjes së shërbimit prej datës 15 maj, për shkak të disa ndryshimeve teknike. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama i cili e konsideron këtë platformë si një hap të ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në vend. e-Albania 2.0 është platforma më e re e cila do të mundësojë përdorim më të lehtë për qytetarët, përfshirë edhe për personat me aftësi të kufizuar. Por, vetëm pak orë pas pas nisjes nga puna, bizneset kanë nisur të ankohen që portali i ri nuk është funksional për një sërë shërbimesh. Pak ditë më parë e-Albania njoftoi se portali nuk do të jetë funksional për 3 ditë, përkatësisht nga data 15 deri në 18, për shkak të përmirësimit të infrastrukturës dhe teknologjisë për aksesimin.
/ZËRI