Video

Plagosja e policit në Shkozë, arrestohet ‘shënjestra’, 2 në kërkim

Dy vëllezërit kanë qëlluar nga automjeti në drejtim të shënjestrës, por i plagosur përfundoi efektivi.

zh.ll
Plagosja e policit në Shkozë, arrestohet
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Të shtëna me armë janë regjistruar pak pas mesnate në Tiranë, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, ku i plagosur ka mbetur efektivi Anxhelo Kumaraku 30-vjeç, i cili ka qenë jashtë shërbimit. 30-vjeçari ndodhej në shoqërinë e fqinjit të tij, Kejdi Spajës, i cili kishte thyer masën e arrestit në shtëpi dhe ishte shënjestra e vërtetë e atentatit të dy vëllezërve Ali dhe Aldo Lika, ndërsa shkak mes tyre dyshohet një çështje borxhi. Dy vëllezërit kanë qëlluar nga automjeti në drejtim të shënjestrës, por i plagosur përfundoi efektivi. Ky i fundit është pezulluar nga detyra pasi nuk ka njoftuar për shkeljen e masës së fqinjit të tij, ndërsa mësohet se vetë efektivi ka pohuar se nuk ka njoftuar për shkak se ndodheshin në një rrugicë pranë shtëpisë, pasi me të njihej që në fëmijëri. Ndërkohë, 31-vjeçari që ishte shënjestër ka përfunduar në prangat e policisë, ndërsa 2 vëllezërit janë shpallur në kërkim.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB