TIRANË- Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion ka konfirmuar masën e “arrestit në shtëpi” për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, pas një seance që zgjati rreth 2 orë e gjysmë. Ish-shefja e spiunazhit u paraqit në SPAK e shoqëruar nga një makinë policie, në mesditë, teksa në mbërritje, e rrethuar nga gazetarët, nuk u përgjigj pyetjeve të tyre, por u përplas me gazetaren Klodiana Lala. Hyseni akuzoi Lalën për takime me agjentë serbë. Ndërsa, në dalje nga GJKKO, Hyseni "kyçi" gojën dhe la ambientet e gjykatës për t'u dërguar në banesë, ku duhet të qëndrojë e mbyllur. Ish-kreu i SHISH akuzohet për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Për periudhën 28 qershor deri më 26 gusht 2026, në aplikacionin 'Signal' rezultojnë një numër i konsiderueshëm komunikimesh mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, përfshirë telefonata audio dhe video, mes tyre disa thirrje të humbura dhe disa të realizuara. Ndërkohë, më herët, GJKKO la në "arrest me burg" Fatjon Kalluçin, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, dhe Embro Sulejmanin, kryekamerier në restorantin e vilave qeveritare në Durrës, Ky i fundit, ka mohuar përpara GJKKO-së të ketë kryer ndonjë vepër penale, duke deklaruar se nuk e kupton se për çfarë krimi akuzohet.
/ZËRI