TIRANË- Drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, e pezulluar dhe nën masën "arrest shtëpie", ka pranuar komunkimet me biznesmenin Ergys Agasin, në cilësinë e bashkëpunëtorit, por ka mohuar çdo mundësi takimi fizik me të. Hyseni ka deklaruar në SPAK, vetëm 5 ditë para se ndaj saj të komunikohej masa e sigurisë se, me Agasin ka komunikuar, por duket shtuar se SHISH punon gjithmonë me bashkëpunëtorë. Por, nga ana tjetër, SPAK pretendon se ka foto dhe video mes tyre, që ngrejnë pikëpyetja të tjera. Ndërkohë, në mesazhet e zbardhura dhe komunkimet mes tyre, të siguruara nga ZËRI, rezulton se mes shefes së SHISH dhe biznesmenit, mund të ketë një marrëshënie tjetër, personale, përtej asaj që pretendon Hyseni. Hyseni dyshohet se është përfshirë në çështjen penale që lidhet me Ergys Agasin, madje ka shfaqur gatishmëri për ta ndihmuar Agasin, duke vënë në dispozicion edhe funksionin e saj zyrtar dhe kapacitetet institucionale që drejtonte. Në dorën e SPAK kanë rënë disa materiale sekrete të SHISH, ku 9 prej tyre janë gjetur në makinën e Agasit, në kuadër të kontrolleve në “Equos Resort” më datë 22 korrik. Rreth 500 komunikime mes tyre, që nga qershori dhe deri në momentin e arrestimit të Agasit, sipas SPAK, nënvizohet në materialet hetimore që ZËRI disponon, nuk kemi të bëjmë më një 'bashkëpunëtor'. Hyseni e informonte Agasin për çdo zhvillim politik dhe jo vetëm, dhe në kohë reale. Sipas SPAK, Agasi është personi që merr dhe dikton informacionin, ndërsa drejtuesja e SHISH nuk kishte vënë në dijeni instancat paralele apo edhe brenda institucionit.
/ZËRI