TIRANË- Kuvendi nuk arriti të zhvillonte një seancë normale sipas rendit të ditës, pasi zhvillua mes tensioneve dhe debateve të ashpra mes palëve. Shkak u bë arrestimi i Drejtoreshës së SHISH dhe akuzat që rëndojnë mbi të, për të cilën PD kërkoi që të ndryshonte rendi i ditës dhe kërkuan debat me kryeministrin Rama për emërimin e Vlora Hysenit në krye te SHISH. Kërkesa e PD u rrëzua nga mazhoranca socialiste, dhe menjëherë shpërthyen debatet. Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe u përplas me kryeparlamentarin Niko Peleshi, teksa i kujtoi këtij të fundit paralajmërimin për zëvendësimin e tij. Në replikë ndaj Berishës, socialistët i kujtuan precedentin me ish-kreun e SHISH, Bashkim Gazidede. Pas 3 orëve debat, Peleshi kaloi në votim direkt projektligjet dhe mbylli seancën plenare. Ndërkohë, jashtë godinës së Kuvendit u zhvillua protesta e qytetarëve mes tensioneve dhe përplasjesve të vazhdueshme me policinë, ku u regjistruan incidente dhe shoqërime.
/ZËRI