Aktualitet

Lihet në burg CEO i “Bankers Petroleum” dhe ish-administratori, dëshmia: Jemi të pafajshëm

Të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm në sallën e gjyqit duke mos pranuar asnjë prej akuzave.

F.m
Lihet në burg CEO i “Bankers Petroleum” dhe ish-administratori,
Bankers Petroleum

FIER- Drejtori i Përgjithshëm aktual i “Bankers Petroleum” me shtetësi kineze, Hong Ping Xiao dhe ish-administratori janë lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Pesë punonjësit janë lënë në masën “detyrim paraqitjeje” dhe dy financierët në “arrest shtëpie”.

Të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm në sallën e gjyqit duke mos pranuar asnjë prej akuzave.

Në "Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm në kurriz të shtetit shqiptar. Në kuadër të hetimit u lëshuan 14 masa sigurimi, 9 u ekzekutuan dhe 5 të tjerë u shpallën në kërkim. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse 'Bankers' nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet. Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro.

Poll

MOS HUMB