
TURQI- Autoritetet turke kanë arrestuar tre kryetarë të tjerë bashkie që i përkasin Partisë Republikane Popullore (CHP), pra partisë kryesore të opozitës. Edhe tre kryebashkiakët e tjerë janë vendosur në pranga për akuza korrupsioni. Në pranga ka përfunduar kryebashkiaku i Adanas në Turqinë jugore, Zeydan Karalar; kryetari i bashkisë Adiyaman në Turqinë lindore dhe kryetari i bashkisë së Antalias, Muhittin Boçek.
Dy arrestimet e para u kryen në kuadër të hetimeve të kryera nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit, ndërsa arrestimi i Muhittin Boçek ka nisur nga Prokuroria e Antalias. Edhe nënkryetari i bashkisë Buyukcekmece në Stamboll, Ahmet Sahin u vendos në pranga. Të martën e kaluar, më 1 korrik, në pranga u vendos edhe ish-kryetari i bashkisë së Izmirit, Tunç Soger.
Kjo është vala e dytë e madhe e arrestimeve të kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të CHP-së, pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, më 19 mars. Bashkë me Imamoglu, kryetarët e 9 bashkive të tjera rajonale të Stambollit dhe dy të Adanas janë në paraburgim.