Video

Kush e vuri tritolin në banesën e Koçiljas

Florin Llana është autori i vendosjes së sasisë së tritolit në banesën e Koçiljas

E.K
Kush e vuri tritolin në banesën e Koçiljas
Florin Llana dhe Ilir Kocilja

DURRËS- Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në datën 26 Shkurt, ku një sasi tritoli u vendos në banesën e Ilir Koçiljas, i arrestuar për vrasjen e Halil Kokës. 

Burime bëjnë me dije për ZËRIN se autori i dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e Koçiljas është shtetasi Florin Llana, një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.

Identifikimi i tij është bërë pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, ndërkohë që ai dyshohet se është larguar nga Shqipëria një ditë pas ngjarjes.

Sasia e tritoli shkaktoi vetëm dëme materiale, pasi në banesë nuk jetonte asnjë prej familjarëve të Koçiljas. Në muret e banesës u shkruajt dhe mbishkrimi “endacak vrasës”.

Koçilja vrau me thikë pak javë më parë Halil Kokën, pas një sherri që kishin pasur për vendin e parkimit, dhe për një borxh të pashlyer.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB