
SHBA- Një aksident i shumëfishtë në një urë në Louisville, Kentucky, nxorri një kamion nga korsia duke bërë që gjysma e këtij automjeti të varej buzë urës, gati 100 metra mbi lumin Ohio. Videoja tregon momentin kur një shofer kamioni u shpëtua teksa ishte i varur. Pamjet dramatike tregojnë kamionin e varur mbi urë, derisa zjarrfikësi Bryce Carden u hodh poshtë në kabinën e varur për ta tërhequr personin e varur.
Shpëtimi i guximshëm, për të cilin shefi i zjarrfikësve Brian O'Neill u tha gazetarëve se ishte një ngjarje që të ndodh "një herë në karrierë", zgjati rreth 40 minuta.
MOMENTI ME VIDEO: