
Princeshë Diana adhurohej globalisht, dhe njihej për aftësinë që kishte për t’i bërë të gjithë për vete e për të zënë miq shpejt. Një nga miqtë e saj më të afërt ka qenë pikërisht ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan. Diana pati një lidhje të shkurtër me kushëririn e tij, Hasnat Khan, i cili ishte kirurg. Megjithëse nuk zgjati shumë, për shkak se Hasnat nuk përballonte dot presionin e medias, Diana e konsideronte atë dashurinë e saj të vërtetë. Në një pikë të lidhjes së tyre ajo madje mendonte të martohej me të dhe të shpërngulej në Pakistan.
Nga kjo romancë, Princesha fitoi dy miqësi të mira; me ish-kryeministrim Imran, dhe gruan e tij Jamima Khan.
Para se Imran të ishte kryeministër, post që ai e mbajti nga gushti i vitit 2018 deri në prill të vitit 2022, ai ishte një luajtës profesionist i kriketit. Kur princi William ishte 11 vjeç, mendohet se Imran i ka thënë se një ditë, do ishte kryeministri i Pakistanit, dhe sigurisht i vogli nuk e pati besuar. Por në vitin 2019, Kate dhe William shkuan për t’a takuar në postin e ri, dhe sigurisht ishte një moment i veçantë.
Diana i vizitoi Imranin dhe Jamima-n dy herë në Pakistan, në vitin 1996 dhe 1997, për të kaluar kohë më çiftin, si edhe për të grumbulluar donacione për spitalin e fëmijëve me kancer.
Më parë, Jamima refuzonte të bënte komente për miqësinë e saj me Dianën por, kur iu kërkua të ndihmonte me shkrimin e disa serive të “The Crown”, serialit që portretizon familjen mbretëore britanike, ajo tha se do ishte shumë e lumtur të merrte pjesë. “Ishte shumë e rëndësishme për mua që vitet e fundit të mikeshës sime të portretizoheshin si duhet, dhe me dhembshuri, siç nuk ka ndodhur gjithmonë në të shkuarën. Megjithatë, ajo ndjeu se ky portretizim i saktë dhe ajo dhembshuria që duhej, nuk u plotësua si duhet, dhe u tërhoq nga projekti./ZËRI