
TIRANË- Prej rreth tre javësh, në qendrat e rehabilitimit të përdoruesve të drogës në Durrës, Shkodër dhe Korçë nuk ka metadon. Përdoruesit e metadonit në Durrës, që po tentojnë të heqin varësinë nga përdorimi i lëndëve të forta narkotike, ankohen se ky medikament në qendrën spitalore mungon dhe janë detyruar të ndërpresin trajtimin që e bënin prej vitesh. Kjo situatë sipas tyre i ka detyruar të rikthehen sërish tek përdorimi i drograve, të cilën po e sigurojnë nëpërmjet vjedhjeve dhe presioneve ndaj familjarëve të tyre. Nga ana e spitalit rajonal të Durrësit nuk ka patur asnjë reagim në lidhje me pretendimin e përdoruesve të metadonit, ndërsa nuk dihet se edhe për sa kohë do të zgjasë mungesa e këtij medikamenti kaq të domosdoshëm për këtë pjesë të shoqërisë.