Video

Kunata e Xhaçkës pezullon kompaninë që do investonte në Jug

Dyshimet janë se personi që ka ndikuar tek regjistrimi në Kadastrën e Vlorës është pikërisht bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi, i cili rezulton se është bërë pronari me letra i tokës ku do të ndërtohej resorti “Dreamades Luxury Suites” nga kompania e kunarës së Xhaçkës, duke ia blerë pronën Stavri Mëhillit.

F.m
Kunata e Xhaçkës pezullon kompaninë që do investonte
Ish-ministrja Olta Xhaçka

TIRANË- Shoqëria “AG TCC Hotel Management”, në pronësi të kunatës së ish-ministres Olta Xhaçka, shtetases amerikane Tauni Lin Grizç-Suton, e cila kishte marrë miratimin e qeverisë dhe përmes investitorit strategjik, bashkëshortit të Xhaçkës, Artan Gaçi, do të shfrytëzonte për 30 vite vijën bregdetare në Dhërmi, ka pezulluar aktivitetin tregtar.

Vendimi është marrë pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vuri nën sekuestro tokën në Dhërmi dhe gjithashtu arrestoi ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i cili akuzohet për falsifikim të dokumentave dhe shpërdorim detyre.

Dyshimet janë se personi që ka ndikuar tek regjistrimi në Kadastrën e Vlorës është pikërisht bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi, i cili rezulton se është bërë pronari me letra i tokës ku do të ndërtohej resorti “Dreamades Luxury Suites” nga kompania e kunatës së Xhaçkës, duke ia blerë pronën Stavri Mëhillit.

Çështja e pronësisë së tokës nuk ka marrë akoma zgjidhje nga drejtësia, pasi ende nuk është dënuar askush.

Por, nën akuzë është vendosur ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, pasi hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, në Bashkinë e Himarës, përcollën pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqeje prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, babai i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të shoqërisë private me përfaqësues Artan Gaçin.

Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në “arrest në shtëpie”.

Nga ana tjetër, është shpallur në kërkim edhe Stavri Mëhilli, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale.
Opozita nga ana tjetër kërkon që të shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të Xhaçkës, duke argumentuar se ajo, nëpërmjet bashkëshortit Artan Gaçi, ka përfituar të mira publike, në kundërshtim me Kushtetutën.

Poll

MOS HUMB