
Pamje nga aksioni
SEUL- Më shumë se 3 mijë agjentë shkuan në rezidencën e presidentit të Koresë së Jugut për ta vendosur në pranga. Operacioni filloi para agimit. Një autokolonë me mjete iu afrua portave të rezidencës së tij në majë të kodrës, ku Yoon ishte barrikaduar për javë të tëra pas barrierave me tela me gjemba dhe një ushtrie të vogël rojesh personale.
View this post on Instagram
Oficerët e Policisë kaluan me forcë përmes turmës së mbështetësve të Yoon. Ky i fundit tha se u vetëdorëzua sepse nuk donte që të kishte gjakderdhje. Videomesazhi për qytetarët u transmetua në media pasi kreut të shtetit (tashmë të shkarkuar) i ishin vendosur prangat./ZËRI
Poll