![Ulet me 1 lekë çmimi i energjisë elektrike](https://cdnimpuls.com/zeri.ai/media3/-900-0-1736362447xcover-uljet-web-842.png)
Foto ilustruese
TIRANË- Çmimi i energjisë elektrike është ulur me 1 lekë. Nga 9.5 lekë për kilovat pa TVSH apo 11.4 lekë me TVSH, çmimi i ri do të jetë 8.5 lekë për kilovat, ose ndryshe 10.4 lekë me TVSH. Ky çmim do të jetë vetëm për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH, ndërsa për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 700 KWH, do të vijojë të jetë 9.5 lekë, çmim që bashkë me TVSH arrin në 11.4 lekë. Bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore përjashtohen nga kjo ulje.
Poll