Video

Ekstradohet Gramos Rexhepi

Rexhepi akuzohet si porositës për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, ngjarje kjo e ndodhur 4 vite më parë, pas konfliktit me vëllezërit e viktimës për një sasi kokaine.

F.m
Ekstradohet Gramos Rexhepi
Gramos Rexhepi alias Dritan Rexhepi

TIRANË- 'Mbreti' shqiptar i kokainës, Gramos Rexhepi alias Dritan Rexhepi është ekstraduar sot nga Turqia në vendin tonë. Rexhepi u vu në pranga në Turqi, në sajë të bashkëpunimit mes autoriteteve turke dhe atyre italiane, ndërkohë që kishte arritur të largohej nga Ekuadori ku ishte vendosur në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Në momentin e arrestimit, Rexhepi ishte në shoqërinë e gruas së tij kolumbiane dhe dy fëmijëve. Dritan Rexhepi është cilësuar dhe si një mjeshtër i arratisjeve nga burgu. Fillimisht ai u arratis në vitin 2007 nga Drejtoria e Policisë së Durrësit. Një vit më pas ai kreu një arratisje spektakolare nga burgu i Pavias në Itali. Pak më vonë një tjetër arrati u regjistrua në Belgjikë. Rexhepi akuzohet si porositës për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, ngjarje kjo e ndodhur 4 vite më parë, pas konfliktit me vëllezërit e viktimës për një sasi kokaine. Ndërkohë në janar të vitit 2024 Gjykata Kushtetuese la në fuqi përfundimisht dënimin për Dritan Rexhepin me 25 vjet burg për vrasjen e policit Durim Kasmi në vitin 1999 në qendër të Krujës dhe plagosjen e Ramazan Bakiut, i cili ndërroi jetë disa ditë më pas. Ekstradimi i "Mbretit të kokainës" kërkohej nga disa vende, një prej tyre Italia, e cila e ka dënuar me 20 vite burg. Autoritetet italiane akuzojnë gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje të tjera gjatë qëndrimit në burg. Shqiptari ka mohuar përfshirjen e tij në këto krime. Ekuadori e Belgjika janë dy vendet e tjera që e kërkojnë Rexhepin. Ai ka llogari të hapura me drejtësinë edhe në Spanjë e Britani të Madhe.

Poll

MOS HUMB