TIRANË- Jani Alia, 47-vjeçari shqiptar i dënuar me burg të përjetshëm është vënë në pranga në Athinë. Autoritetet greke po punojnë për ekstradimin e tij në Shqipëri. Alia ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi më 1 maj në vitin 2016, vrau Elton Çiçon në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Përplasjet nisën pasi në vitin 2000, Alia vrau me thikë shokun e fëmijërisë së Elton Çiços. Pas kësaj, Çiço i dërgoi një mesazh në burg Alias, të cilin e paralajmëroi se do të merrte hak për vrasjen e mikut të tij. Asokohe, Alia ishte 23 vjeç dhe po mbahej në paraburgim në Greqi. Po ashtu edhe Elton Çiço u arrestua nga policia greke dhe kreu 3 vite burg në Koridhalo, në të njëjtin burg ku ndodhej dhe Alia. Pasi dolën nga burgu filluan përplasjet mes tyre. Në vitin 2016, Elton Çiço tentoi të vrasë Jani Alian më 10 janar në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, nga ky atentat mbeti i plagosur vetëm një kalimtar i rastit. Megjithatë, Çiço nuk u ndal me kaq dhe tentoi sërish të vrasë Alian. Kësaj radhe në Gjirokastër, por sërish nuk ia doli, pasi Alia mori vetëm një plagë në dorë. Pas këtij atentati, Alia nisi kundërsulmin dhe në bashkëpunim me Renato Milloshin ekzekutuan me dy plumba Çiçon teksa ai ndodhej në lokalin “De Niro”, në ish-Bllok. Pas kësaj, miqtë e viktimës, mes tyre Andi Mustafaraj kërkuan hakmarrje. Për rrjedhojë, Alia nisi dhe tentativat për eliminimin e Mustafarajt, por atentati ndaj tij dështoi. Por, përplasjet nuk u ndalën këtu. Më 21 gusht të 2016, u vra me armë zjarri Nelgert Pata, i cili ishte mik dhe bashkëpunëtor me Jani Alian.
Arrestohet në Greqi Jani Alia, vrasësi i Elton Çiços
Përplasjet nisën pasi në vitin 2000, Alia vrau me thikë shokun e fëmijërisë së Elton Çiços.
Poll