
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të qëndrojë gjithë ditën sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të lexuar dosjen e plotë ndaj tij, vetëm sepse ka refuzuar që të paguajë tarifën që i siguron këtë shërbim. Bëhet fjalë për një faturë prej 10 milionë lekësh të vjetra, për të marrë dosjen dhe për t'u informuar se ku qëndron akuza. Ish-ministri Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK pasi është i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.
Poll