
TIRANË- Banka e Shqipërisë do të presë ankesat e çdo qytetari lidhur me detyrimet që kanë ndaj "Micro Credit Albania" dhe "Final", kompani të cilat nuk do të operojnë më në Shqipëri. MCA kishte në total 15.942 klientë, ndërsa FINAL kishte 16.600 klientë. Pra në total dy kompanitë 32,542 klientë, nga të cilët 90% e tyre kishin pasuritë e tyre në sekuestro preventive. Në një prononcim për Report TV, Banka e Shqipërisë bën me dije se aktualisht zyrat e "Micro Credit Albania" dhe "Final" janë nën kontrollin e punonjësve të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim vjen një ditë pasi Prokuroria e Tiranës lëshoi masa sigurie për nëntë persona.