Video

Vajza që akuzoi babain për përdhunim, rezulton e virgjër

Nga ana tjetër, avokati, deklaroi për mediat se ngjarja ka ndodhur në një moment që vajza ka pasur përplasje me të atin.

F.m
Vajza që akuzoi babain për përdhunim, rezulton e virgjër
Policia e Durrësit

DURRËS- Vajza 15-vjeçare e cila akuzoi të atin se ka abuzuar seksualisht me të prej 4 vitesh, ka tërhequr denoncimin. E mitura ka deklaruar se ka mashtruar dhe gjithçka e ka bërë pasi babai i saj, i ka gjetur në telefon bisedat me një shok dhe e ka ndaluar që ta takojë atë. Edhe akti i ekspertimit ka dalë në përfundimin se ndaj 15-vjeçares nuk ka pasur shenja abuzimi, madje ajo ka rezultuar e defloruar (virgjër). Nga ana tjetër, avokati, deklaroi për mediat se ngjarja ka ndodhur në një moment që vajza ka pasur përplasje me të atin, pasi prej ditësh nuk e lejonte të komunikonte me telefon, pasi i kishte gjetur biseda të papërshtatshme. Tashmë pritet që të lirohet 48-vjeçari.

Poll

MOS HUMB