
TIRANË- Arben Meskuti ka tentuar që t’i shmanget arrestimit të tij që u krye një natë më parë nga Policia e Shtetit. Prapaskena shkruan se efektivët janë paraqitur në derën e shtëpisë së Meskutit një natë më parë me mandatin për arrestimin e tij, por ai i ka lexuar policisë nenin 206 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit policia nuk mund të hynte në banesën e tij pas orës 19:00 të mbrëmjes deri në orën 8:00 të mëngjesit. Gjithashtu, Meskuti ka pretenduar se është edhe nënshtetas amerikanë, duke nxjerrë një pasaportë false dhe me të dhëna të rreme. Por, efektivët i kanë vënë prangat. Meskuti është një nga nëntë personat e skandalit të mikrokredive, për të cilët Prokuroria ka kopsitur dosjen. Tetë të tjerët janë: Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro.