Video

Kokainë në karkaleca, shqiptarët i dogji 'kali i trojës'

Një agjent i Policisë kishte arritur që të infiltrohej në radhët e grupit të narko-trafikut duke zbuluar skemën.

F.m
Kokainë në karkaleca, shqiptarët i dogji 'kali i
Droga

TIRANË- 320 kilogramë kokainë dhe armë që ishin fshehur në ngarkesa me karkaleca u kapën në portin e Pireut, por destinacion kishin Shqipërinë. Në pranga ranë Azdren Muharemi, 54 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjec dhe grekët Alexandors Merkouris dhe Ioannis Biglakis 64 vjeç. Hetimi për ngarkesën që po vinte në Ballkan nisi nga DEA që po mbante nën vëzhgim grupin prej të paktën një muaji. Një agjent i Policisë kishte arritur që të infiltrohej në radhët e grupit të narko-trafikut duke zbuluar skemën. Ai i bindi se kishte aftësinë ta nxirrte drogën nga porti dhe ta çonte në një vend të sigurt ku mund ta merrnin më pas personat përgjegjës. Dhe mëngjesin e 22 majit, i infiltruari dërgoi 4 personat e arrestuar (2 grekë dhe 2 shqiptarë) që të kontrollonin dhe të merrnin drogën. Por, me të mbërritur tek kontejneri, u vunë në pranga. Kontejneri ishte nisur nga porti i Guayaquilit, Ekuador.

Poll

MOS HUMB