TIRANË- Pas aksionit të zhvilluar një ditë më parë nga SPAK dhe Antimafia e Barit, ku u ekzekutuan 15 masa siguri, mediat fqinje kanë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e Francesco Diviesti-t, ngjarje e cila çoi dhe në goditjen e grupit kriminal. Midis personave nën hetim si atuor i vrasjes është Igli Kamberi, i cili kontrollonte dhe menaxhonte tregtinë e drogës në Barletta. Vrasja e tij erdhi pas një tentative zhvatjeje për një borxh prej 500 eurosh, që më pas zbriti në 300 euro me dhënien me qira të një makine për llogari të 41-vjeçarit Kamberi. Kundërshtimi i parukjerit italian u pa si fyerje nga ana e Kamberit, gjë që çoi në vrasjen e tij. Anëtarët e grupit të goditur nga operacioni, akuzohen për vrasje me paramendim me metoda mafioze, Trafik ndërkombëtar droge, Tentativë zhvatjeje, Mbajtje pa leje të armëve, Favorizim të autorëve të krimit, Shkelje të masave të sigurisë, Pastrim ndërkombëtar parash.
/ZËRI