TIRANË- 17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” të lodhur emocionalisht nga puna e tyre. Kjo përqindje është ndër dhjetë më të lartat në Europë dhe mbi mesataren e Bashkimit Europian prej 13%. Sipas të dhënave nga Monitor, në rajon, rekordin e mban Kosova, me 29% që janë të lodhur emocionalisht gjithmonë ose shumicën e Kohës, e dyta më e lartë në Europë, pas Qipros, Mali i Zi (26%), Maqedonia e veriut (21%). Serbia është në të njëjtat nivele me Shqipërinë. Sa i përket rraskapitjes emocionale, 3% e punonjësve në BE raportojnë se ndihen gjithmonë emocionalisht të lodhur nga puna, 10% shumicën e kohës, 28% ndonjëherë, 30% rrallë dhe 29% asnjëherë.
/ZËRI