Video

Aksioni i madh Shqipëri-Itali: 15 masa sigurie, sekuestrohen 1 mln € cash

Në total janë lëshuar 15 masa sigurie, 10 nga GJKKO dhe 5 nga autoritetet italiane. Masat u ekzekutuan në Tiranë, Fier, Vlorë, në Barletta, në burgun e Romës dhe Agnani si dhe në Madrid

zh.ll
Aksioni i madh Shqipëri-Itali: 15 masa sigurie, sekuestrohen 1 mln €
Foto ilustruese

TIRANË- SPAK dhe Antimafia e Distriktit të Barit kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër një grupi kriminal të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme dhe pastrim parash. Në total janë lëshuar 15 masa sigurie, 10 nga GJKKO dhe 5 nga autoritetet italiane. Masat u ekzekutuan në Tiranë, Fier, Vlorë, në Barletta, në burgun e Romës dhe Agnani si dhe në Madrid. Të dyshuarit akuzohen për vrasje me paramendim me metoda mafioze, Trafik ndërkombëtar droge, Tentativë zhvatjeje, Mbajtje pa leje të armëve, Favorizim të autorëve të krimit, Shkelje të masave të sigurisë, Pastrim ndërkombëtar parash. Grupi kriminal u zbulua pas vrasjes së një 26-vjeçari italian (berber) në prill 2025. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar në Itali kreu i grupit Igli Kamberi. Ky i fundit akuzohet nga autoritetet se bashkë me 4 persona të tjerë kanë vrarë Francesco Diviesti. Po ashtu në pranga ka rënë Ergys Kastrati, i cili së bashku me gruan e tij dhe 2 shoferë tranasportonin para. Në total janë sekuestruar 8 automjete, 10 llogari bankare dhe 4 shoqëri tregtare dhe 1 milionë euro cash, pasuri të cilat u përkasin familjarëve të Kamberit dhe Kastratit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB