Video

Tritol në biznesin e familjes Lika, djemtë në kërkim, plagosën efektivin

Marketi në pronësi të shtetasit Lulëzim Lika, babai i Aldo dhe Ali Lika, të shpallur në kërkim për atentatin ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur polici Anxhelo Kumaraku, ngjarje e ndodhur më 18 maj.

F.I
Tritol në biznesin e familjes Lika, djemtë në kërkim,
foto ilustruese

TIRANË- Një sasi tritoli ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në një market në Tiranë në zonën e 'Kinostudios'. Marketi në pronësi të shtetasit Lulëzim Lika, babai i Aldo dhe Ali Lika, të shpallur në kërkim për atentatin ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur polici Anxhelo Kumaraku, ngjarje e ndodhur më 18 maj. Ngjitur me marketin ndodhet edhe një lokal i cili është po në pronësi të familjes Lika. Ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje e atentatit të 18 majit. Kamerat e sigurisë kanë kaput autorin, i cili i maskuar, vendos lëndën plasëse te motori i kondicionerit dhe largohet. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB