Video

Kushtetuesja rikthen "Veliajn" në Gjykatën e Lartë

Kushtetuesja nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi kërkesën e Veliajt, por ka vendosur që çështja të rigjykohet nga Gjykata e Lartë.

zh.ll
Kushtetuesja rikthen "Veliajn" në Gjykatën e Lartë
erion veliaj

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ankimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për lirimin nga qelia të shqyrtohet edhe një herë nga Gjykata e Lartë. Kushtetuesja nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi kërkesën e Veliajt, por ka vendosur që çështja të rigjykohet nga Gjykata e Lartë. Vendimi është marrë me raport votimi 5 me 3 në favor të pretendimeve të kryebashkiakut të Tiranës. Sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë nuk e ka argumentuar mjaftueshëm vendimin e saj përse Veliaj duhet të qëndrojë në paraburgim dhe për vazhdimin e masës “arrest në burg”, duke kërkuar një rishqyrtim të çështjes dhe një arsyetim më të plotë ligjor. Ky vendim e rikthen dosjen në Gjykatën e Lartë, e cila do të vendosë sërish për masën e sigurisë ndaj kryetarit të Bashkisë, në përputhje edhe me praktikën e re të unifikuar pak javë më parë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB