Video

I zhdukur dhe nën akuzë/ Furça e dhëmbëve 'zbuloi' Ervis Martinajn pranë Rinasit

Policia nuk arriti ta kapë në kohën e ngritjes së akuzës Ervis Martinajn, por prova e fortë që ka është pikërisht përdorimi i furçës së dhëmbëve në hotelin ku ai qëndronte.

F.I
I zhdukur dhe nën akuzë/ Furça e dhëmbëve
ervis martinaj

TIRANË- Një vendim nga Gjykata e Lartë në mars të këtij viti, jep detaje për mënyrën sesi Ervis Martinaj, i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022, u vu nën akuzë edhe për mbajtjen e municioneve dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës së policisë. Policia nuk arriti ta kapë në kohën e ngritjes së akuzës Ervis Martinajn, por prova e fortë që ka është pikërisht përdorimi i furçës së dhëmbëve në hotelin ku ai qëndronte. Në dosjen e Gjykatës së Lartë thuhet se rezultatet e ADN-së nga mbetjet në furçën e dhëmbëve dhe veshjeve të gjetura në dhomë, përcaktuan të jenë identik me profilin gjenetik të Ervis Martinajt. Bëhet fjalë për hotelin Zeus Garden, afër Rinasit, në pronësi të Armand Mërlikaj dhe Ergys Mërlikaj, ku policia më 19 maj 2022 ushtroi kontrolle pas marrjes së informacionit se Martinaj gjendej në këtë hotel. Sipas përshkrimit të ngjarjes në dosjen e Gjykatës së Lartë, raportuar nga Newsboom, efektivët gjetën në dhomën 406 ku Martinaj qëndronte një pistoletë me mbishkrimin SIG, një krehër me 7 fishekë, jelekë me mbishkrimin “policia”, portofolë dhe bexha policie, maska me ngjyrë të zeze, doreza antiplumb dhe dy pranga.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB