Video

'Ngriva-shkriva'! Nafta rritet sërish me 7 lekë

Prej dy ditësh çmimi ishte në ulje, ku në mbledhjen e 8 prillit u vendos që çmimi i naftës të ulej me 4 lekë e më pas me 10 lekë

F.I
'Ngriva-shkriva'! Nafta rritet sërish me 7 lekë
foto ilustruese

TIRANË-Çmimi i naftës është rritur sërish. Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve me shumicë dhe pakicë. Konkretisht Bordi ka vendosur rritjen e çmimit të naftës në 217 lekë për litër, ndërsa për benzinën 164 lekë për litër. Prej dy ditësh çmimi ishte në ulje, ku në mbledhjen e 8 prillit u vendos që çmimi i naftës të ulej me 4 lekë e më pas me 10 lekë, duke qëndruar në vlerën 210 lekë për litër, por vlera ndryshoi sërish. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga dita e sotme.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB