TIRANË-Azgan Mërnica i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka dënuar me 35 vite burg për vrasjen e efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia. Më herët, Gjykata e Fierit e kishte dënuar Mërnicën me burgim të përjetshëm, por Apeli vendosi ndryshimin e vendimit, duke ulur dënimin në 35 vite heqje lirie. Një ditë pas vendimit, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, cuke e cilësuar si një akt me pasoja të rrezikshme, i cili sipas tij, kërcënon edhe vetë shtetin. Ngjarja ndodhi më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Konflikti mes viktimës dhe të riut ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, duke u kthyer në rrezik për të gjithë të tjerët. Novruz Cenalia pasi pa skenën, i ka tërhoqur vëmendjen, por ai ka reaguar duke ndaluar makinën, ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje në vend efektivin.
/ZËRI