Erion Veliaj, Ilir Beqaj dhe Aurel Zarka
TIRANË- Prokurorët e SPAK kanë zhvilluar sot një aksion kontrolli në ambientet e burgut të Durrësit, në kuadër të goditjes së sendeve të ndaluara brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit. Kontrollet janë përqendruar në disa qeli, përfshirë edhe atë ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe atë të ish-prokurorit të Vlorës Aurel Zarka. Raportohet se një aparat celular është gjetur në godinën tjetër, i fshehur në tualet, por ende nuk dihet kujt i përket.
/ZËRI
Poll