Video

Ulet me 4 lekë çmimi i naftës

Nga 224 lekë që ishte më parë, nga sot nafta me pakicë, do lejohet të shitet jo më shumë se me 220 lekë për litër.

F.I
Ulet me 4 lekë çmimi i naftës
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Bordi i Transparencës ka njoftuar sot çmimet e reja të karburanteve. Çmimi i naftës në Shqipëri është ulur vetëm me 4 lekë. Nga 224 lekë që ishte më parë, nga sot nafta me pakicë, do lejohet të shitet jo më shumë se me 220 lekë për litër. Ndërkohë benzina ka mbetur e pandryshueshme. Çmimet e caktuara nga Bordi hyjnë në fuqi sot, 8 prill, në orën 15:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Në rast të shkeljeve të konstatuara, operatorët e tregut do të ndëshkohen me masa të forta, deri në pezullim aktiviteti.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB