TIRANË- Sekretariati i Etikës në Kuvend vendosi përjashtimin e deputetit Flamur Noka për 20 ditë dhe të deputetes Elda Hoti për 10 ditë, pas tensioneve të regjistruara në seancën e 2 prillit. Ndërkohë që deputetët Albana Vokshi dhe Taulant Balla nuk janë ndëshkuar. Grupi i PS-së kërkoi përjashtimin e Flamur Nokës dhe deputeteve Albana Vokshi e Elda Hoti. Kjo pasi, në seancën e 2 prillit, Hoti tentoi të ndërpriste fjalën e Bora Muzhaqit, duke i hequr kartën nga pajisja, ndërsa Noka goditi me shishe uji dhe kërcënoi Ballën. Nga ana tjetër, Grupi i PD-së kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës për 60 ditë, duke akuzuar përdorim të gjuhës fyese ndaj deputetes Elda Hoti dhe deputetit Fatmir Mediu po në të njëjtën seancë plenare.
/ZËRI